Partizani gjen zgjidhje për golat, Bintsuka prish hierarkinë e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 13:30

Partizani gjen zgjidhje për golat, Bintsuka prish hierarkinë e sulmit

Arçejnxh Bintsuka duket se është zgjidhja e Partizanit për mungesën e golave në majën e sulmit. Me thjeshtësinë e tij dhe nuhatjen prej një sulmuesi të lindur, kongolezi ka arritur t’i bëjë shumë mirë detyrat në këtë start me Partizanin, duke shënuar tre gola në një kohë mjaft të shkurtër.

bintsuka

Aktivizimi i tij erdhi në një situatë alarmante prej dëmtimeve, por në fund rezultoi të ishte një zbulim, pasi kongolezi po shfaqet “vrasës” para porte në një nivel që as Mba nuk e ka shfaqur.

Edhe pas rikthimit të nigerianit, Zekiçi ka preferuar kongolezin nga fillimi. Me pak fjalë, Bintsuka po “shkërmoq” hierarkinë dhe po shndërrohet në pikë referimi. Edhe Cara duhet të “frikësohet”, pasi mund të jetë kavajasi, i sakrifikuari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"