Partizani e ndjek nga larg, Orges Shehi vazhdon të mbetet kandidat për stolin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 13:46

Partizani e ndjek nga larg, Orges Shehi vazhdon të mbetet kandidat për stolin e kuq

Ditën e djeshme, në një mënyrë mjaft pompoze dhe të ngjashme me lançimet e “Netflix”, Partizani konfirmoi si trajner të përhershëm Arbër Abilaliajn, i cili e mori provizorisht ekipin në drejtim pikërisht para derbit ndaj Tiranës. Por Orges Shehi mbetet ende alternativë.

shehi

Pas ikjes së Zekiçit u duk si një goditje e madhe për klubin e kuq dhe një udhëkryq i rrezikshëm për të ardhmen e skuadrës, por në fund kjo lëvizje rezultoi një ogur i mirë, pasi skuadra regjistroi fitore radhazi dhe fitoi mentalitetin e të pamposhturit, duke krijuar edhe një ndjenjë frike te kundërshtarët, që kompleksohen sa herë kanë përballë kampionët. Por as kjo ecuri e mirë, pavarësisht konfirmimit të djeshëm, nuk e ndal rrugën e Shehit drejt Partizanit.

Vendimi i djeshëm mund të jetë sërish i përkohshëm, pasi klubi kampion vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet ligjore të gjyqit mes Orges Shehit dhe Tiranës mbi çështjen kontraktuale. Gjithçka do të shihet edhe nga rezultatet, por Abilaliaj do të ishte i gatshëm të hapte krahun për Shehin në një të ardhme jo të largët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"