Paraqitje pozitive për legjionarët, ja pesë më të vlerësuarit e fundjavës që lamë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 11:50

Paraqitje pozitive për legjionarët, ja pesë më të vlerësuarit e fundjavës që lamë pas

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë bërë paraqitje të mirë me skuadrat e tyre.

kastrati

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë më të vlerësuarit e kësaj fundjave.

Vendin e parë e mban portieri Elhan Kastrati, i cili ka marrë notën 7.9 në duelin që Çitadela fitoi 2-1 kundër Leços.

Pas tij u rendit Rezart Rama, mbrojtësi shqiptar që luan në Kanada me skuadrën e Forges, i cili u vlerësua me notën 7.7.

Arbnor Muja me 7.6 mban vendin e tretë, ndërsa pas tij vjen Jorgo Pëllumbi me notën 7.5 në vendin e katërt dhe Lindon Selahi me 7.4 në vendin e pestë.

WhatsApp Image 2023-10-02 at 11.27.21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"