Paraqitje fantastike/ Shqipëria, 6 medalje në Ballkaniadën e Shahut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 23:43

Paraqitje fantastike/ Shqipëria, 6 medalje në Ballkaniadën e Shahut

Në bazë të kalendarit të garave për vitin 2022, Shqipëria e shahut ka mbyllur pjesëmarrjen në një tjetër aktivitet ndërkombëtarë, këtë herë me moshat në Kampionatin Ballkanik U-8 U-18, event që u zhvillua në Cetinjë të Malit të Zi nga data 1 deri më 5 tetor. Përfaqësuesja kuqezi përbëhej nga 13 shahistë të rinj, nën drejtimin e trajnerit Lorenc Ramaj.

Shah

Ceremoninë e hapjes së Kampionatit e përshëndeti edhe Presidenti i Federatës Ballkanike të Shahut, Erald Dervishi. Duke kaluar te garat, shahistët e vegjël kuqezi regjistruan rezultate shumë të mira, duke fituar gjashtë medalje në këtë eveniment. Kështu Kler Caku, Ergit Ramaj dhe Kelvin Kosta fituan medalje të arta. Medalje argjendi fituan Mateo Boci dhe Klean Shuqja, ndërsa të bronztë mori Petro Boci.

MEDALISTËT

U-12: KLER CAKU (ARI)

U-12: MATEO BOCI (ARGJENDI)

U-14: ERGIT RAMAJ (ARI)

U-16: KLEAN SHUQJA (ARGJENDI)

U-16: KELVIN KOSTA (ARI)

U-18: PETRO BOCI (BRONZI)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"