PAMJE TË RËNDA/ Horror në MOTO GP, kampioni i Botës në fuqi shtypet nga motori në mes të pistës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 19:30

PAMJE TË RËNDA/ Horror në MOTO GP, kampioni i Botës në fuqi shtypet nga motori në mes të pistës (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Çmimin e Madh të Katalunjës në MOTO GP, me kampionin e Botës në fuqi, Françesko Banjaja që u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm.

banjaja

Gjithçka ndodhi në kthesën e parë të xhiros së parë disa motorë  u përplasën me njëri-tjetrin, ku disa pilotë ranë në tokë.

Gjithsesi “Pecco” Banjaja ra në mes të pistës dhe u shtyp në këmbë nga një motor KTM, gjë që bëri menjëherë të ngrihej flamuri i kuq dhe të ndërpritej gara.

Siç bëjnë me dije mediat, piloti italian nuk ndodhet në rrezik për jetën, por skenari më i keq është që ai të ketë thyer të dyja këmbët.

Kjo gjë mund t’i kushtojë gjatë sezonit, të cilin ai e udhëhiqte me 251 pikë, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar titullin e dytë radhazi.

VIDEO KËTU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"