Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:19
“ORAN 2022”/ Tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, Islam Dudaev fiton bronzin
Pas të artës së Zelimkhan Abakarov, Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri. Sërish suksesi vjen nga sporti i mundjes, e këtë herë nga Islam Dudaev në stilin e lirë për peshat 74 kg.
Islam Dudaev
Dudaev, i ripeshkuar për duelin që vendoste vendin e tretë, arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 8-0 ndaj algjerianit Abdelkader Ikkal.
Dy medalistët Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev
Kështu në brenda pak minutash Shqipëria merr medaljen e dytë në “Oran 2022”, triumfe që vijnë nga dy sportistët çeçenë të natyralizuar me pasaporta shqiptare.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"