Nxiten debatet e forta, Federata Ndërkombëtare e Notit u mbyll dyert sportistëve… transgjinorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 15:39

Nxiten debatet e forta, Federata Ndërkombëtare e Notit u mbyll dyert sportistëve… transgjinorë

Një temë shumë e diskutuar në vitet e fundit ka qenë pjesëmarrja e transgjinorëve në garat sportive, duke hapur debate të forta. Së fundmi Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA), ka votuar për të ndaluar pjesëmarrjen e transgjinoreve në garat e femrave, nëse ato kanë kaluar në ndonjë pjesë të procesit të pubertetit mashkullor.

not

Kështu, FINA do të lejojë për të garuar te femrat vetëm konkurrentet transgjinore që e kanë përfunduar tranzicionin e tyre deri në moshën 12 vjeç.

Federata Ndërkombëtare e Notit kërkon gjithashtu që të krijojë një kategori të posaçme vetëm për transgjinorët. Ndonëse ende nuk ka asnjë reagim zyrtar, priten protesta të forta kundër FINA-s nga ky komunitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"