Numri 9 ideal është Morata, ja pse Alvaro do t’i bënte shumë punë Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 14:45

Numri 9 ideal është Morata, ja pse Alvaro do t’i bënte shumë punë Milanit

“Një numër 9 i aftë për të luajtur në 30 metrat e fundit në hapësira të ngushta”. A përputhet deklarata e Paulo Fonsekës gjatë prezantimit si trajneri i Milanit, me karakteristikat e Alvaro Moratës?morataPër t’iu përgjigjur pyetjes, mund të provojmë të paralelizojmë gjithçka me atë që po ndodh dhe po shohim në këtë “Euro 2024”… Dhe gjithçka duke u fokusuar në strukturën sulmuese të Spanjës, e cila pavarësisht se bën të gjitha dallimet e nevojshme nga të tjerat, mund të jetë e ngjashme në disa koncepte dhe tipe lojtarësh, të cilët Fonseka i ka pikërisht objektiva për Milanin e tij.

NË PUNË – Morata nuk po shënon me breshëri me “Furinë e kuqezi” (goli i tij i vetëm ishte në debutimin kundër Kroacisë, megjithëse e mbylli 2023-24 me 21 realizime me Atletikon), ndonëse ai duket një gur themeli për trajnerin kuqezi. Madje, edhe De la Fuente nuk heqë kurrë dorë prej tij…

E para, pasi është një futbollist që di të shoqërojë lojën e mesfushorëve. Alvaro është në gjendje të komunikojë në hapësira të ngushta, edhe me shpinë nga porta dhe falë kësaj di që të shpërblejë inkursionet nga pas të mesfushorëve me tipare sulmuese. Po, pa asnjë dyshim që Morata nuk di që të lëvizë apo të ketë ndoshta edhe teknikën e Zirkzes, që tashmë duket larg Serisë A, por Morata di të dale përpara për të marrë dhe është pikë referimi. Topi i gjatë (jo aq i rrallë me portierin Unai Simon, në kundërshtim nga stili tiki-taka i spanjollëve) është shpesh një katalizator edhe për shpërthimet e Moratës, ndonëse Alvaro kurrë nuk ka qenë një qendërsulm tipik, por di që të lëvizë shumë dhe të punojë për pjesën tjetër të ekipi. Pikërisht atë edhe Luçiano Spaleti e pati shumë frikë përpara Itali-Spanjë, duke nënvizuar dhe ndoshta duke vënë në kornizë cilësitë e iberikasit.

“Morata mund të duket një sulmues dembel, por nuk është kurrsesi i tillë. Ai thjesht pëlqen shumë që të vrapojë me topin në këmbë dhe në këtë mënyrë adhuron që të kërkojë thellësi, apo akoma më tepër të mbështesë në fazën e presingut ekipin e tij”, deklaroi Spaleti.

LEAO, JE GATI? – Jo, nuk është një këshillë statike. Madje, duke parë mënyrat sesi ka luajtur në sulm te Juventusi, Morata e adhuron shumëllojshmërinë e të lëvizurit, një cilësi që e ka bërë atë të pajtueshëm gjatë gjithë karrierës së tij me partnerë shumë të ndryshëm, duke nisur nga Tevez te Kristiano Ronaldo e deri te Grizman. Me lëvizjet e tij, te Spanjë, Alvaro ndihmon që mbrojtjet rivale të jenë gjithë kohën në ndjekje të tij, në lëvizje, duke bërë që Jamal dhe Niko Uilliams të kenë më shumë hapësira për të synuar hapësirat e mbrojtjes rivale. Vërtet duket sikur Morata nuk prek shumë topa, por puna që ai bën është kolosale, pikërisht ajo e duhura me të cilën Fonseka mendon që të lidhë bashkëpunimin mes spanjollit dhe Rafael Leaos, në mënyrë që ky i fundit të synojë më shpesh dhe me më forcë e lehtësi zonën rivale.

Shkurt, trajneri i ri i Milanit mendon të “kopjojë” te Milani lëvizjet e sulmit të Spanjës, ku Leao e Pulisiç do të jenë Jamal e Niko, ndërsa Moratës do i duhet që të bëjë gjithmonë… Moratën. Në të njëjtën kohë, ideja për të afruar Alvaron pëlqen edhe për faktin se 31-vjeçari e njeh shumë mirë Serinë A, duke nisur nga ideologjia e katenaços e deri te mënyra sesi çahen dhe goditen shumica e mbrojtjeve rivale. Shkurt, numri i 9 i Milanit është ai, tani duhet pritur dhe kuptuar nëse vërtet Alvaro Morata është gati që të bëjë një pak dhe të nisë aventurën me “Djallin”…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"