Nuk kanë fund çudirat në futboll, lojtari bën debutimin me kombëtaren në moshën… 38-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:30

Nuk kanë fund çudirat në futboll, lojtari bën debutimin me kombëtaren në moshën… 38-vjeçare

Futbolli gjithmonë ka treguar që është sa i paparashikueshëm aq edhe i çuditshëm.

PASVER

Së fundmi, në ndeshjen mes Polonisë dhe Holandës, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për kombëtaren e drejtuar nga Luis Van Gal ka ndodhur diçka e rrallë në futboll.

Në këtë duel, portieri i “portokallinjve”, Remko Pasver ka debutuar në moshën 38-vjeçare me kombëtaren e tij.

Gardiani, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Ajaksit, ka bërë debutimin e tij me Holandën ekzaktësisht në moshën 38-vjeçare e 10 muaj e 14 ditë.

Ai do të mbushë 39-vjeç më 8 nëntor dhe hyn në librat e statistikave.

Me fanellën e Ajaksit në sezonin aktual në Eredivisie, Pasver është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"