Një nga më të mirët në fushë, Gjimshiti shkëlqen me Atalantën/ Ja nota dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 20:40

Një nga më të mirët në fushë, Gjimshiti shkëlqen me Atalantën/ Ja nota dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar

Atalanta e Berat Gjimshitit arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, me rezultatin 0-1. Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili bëri një performancë të shkëlqyer.  

gjimshti vs verona

Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë, teksa ishte i pakalueshëm ne repartin difensiv, duke bërë diferencën me ndërhyrjet e tij vendimtare.

Gjimshiti

Shqiptari u vlerës me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 10 nga 13 duelet me kundërshtarët. 30-vjeçari gjithashtu regjistroi edhe 34 pasime të sakta.   Golin e fitores për Atalantën e realizoi Kopmeiners në minutën e 13-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"