Një nga arkitektët e Egnatias europiane, Shtubina i jep lamtumirën: Jam munduar të tregoj kulturë Shkodre dhe futboll Vllaznie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 20:09

Një nga arkitektët e Egnatias europiane, Shtubina i jep lamtumirën: Jam munduar të tregoj kulturë Shkodre dhe futboll Vllaznie

Ndriçim Shtubina është një nga emrat që kanë qenë pjesë e projektit të suksesshëm te klubi I Egnatias, që u kurorëzua me skuadrën që fitoi Kupën e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë. Fillimisht në rolin e futbollistit te rrogozhinasit e më pas në atë të drejtorit sportiv e trajnerit te të rinjtë, Shtubina ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi të Egnatias.

NDRICIM SHTUBINA 1

Por me sa duket ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit dhe kjo lihet të kuptohet nga postimi i tij në rrjete sociale, ku ka falënderuar klubin për këtë bashkëpunim.

“Urime Egnatia, ishte e merituar. Nuk po shkruaj për të marrë merita, por për t’ju thënë faleminderit. Kam kaluar tre vite shumë të bukura. Faleminderit Agim Demrozi. Faleminderit Rrogozhina.

Jam munduar gjithmonë të tregoj kulturë Shkodre dhe futboll Vllaznie”, shkruan Shtubina në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"