Nis puna për sezonin e ri, klubi i Kategorisë së Parë listë për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 20:27

Nis puna për sezonin e ri, klubi i Kategorisë së Parë listë për merkaton

Pas siguruan mbijetesën, të gjithë lojtarët kanë marrë pushimet. E megjithatë, drejtuesit nuk kanë kohë për t’u relaksuar. Ata kanë filluar që të bëjnë planet për merkaton e verës.

turbina

Do të ketë pa dyshim largime, të cilat do të zëvendësohen me afrime cilësore. Deri tani nuk ka ndonjë emër konkret, pasi stafi po përgatit një listë ku do të piketohen përforcimet.

Duke parë që sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i fortë, klubi kërkon të nxitojë dhe të afrojë elementët që i duhen. Pritet që cërrikasit e sezonit tjetër të ketë një pamje të re, ndërsa mbështetja nuk do të mungojnë nga bashkia dhe presidenca. Qëllimi është i qartë, të mos rrezikojnë më rënien.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"