Ngjitja në Superiore shoqërohet me pushime të gjata, Dinamo do të zbresë në fushë pas 3 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 21:53

Ngjitja në Superiore shoqërohet me pushime të gjata, Dinamo do të zbresë në fushë pas 3 javësh

Ngjitja në Superiore u shoqërua me disa ditë pushim për futbollistët e Dinamos, për vetë faktin se bluve u takoi të kenë tri javë kohë deri në ndeshjen me Luzin javën e fundit të kampionatit.

dinamo

Kryeqytetasit do të kenë më shumë kohë pushimi se të tjerët, ngaqë me Tërbunin nuk luajnë. Ata i rikthehen sot fushës stërvitore dhe stafi teknik me siguri do t’i marrë shtruar përgatitjet për Luzin.

Më shumë vëmendja do të jetë te rikuperimi i lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, si Denison e Bardhi apo dhe Ivan e Imami që u zëvendësuan që në pjesën e parë të ndeshjes në Lushnjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"