Nga verdiktet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë te finalja e “Play-Off”/ Gjithçka duhet të dini për këtë sezon futbollistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2022 | 15:29

Nga verdiktet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë te finalja e “Play-Off”/ Gjithçka duhet të dini për këtë sezon futbollistik

* Tirana është shpallur kampion i Superiores për sezonin 2021-2022, ndërkohë Skënderbeu dhe Dinamo kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë. 

pjimage-123

* Bylisi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2021-2022 dhe bashkë me Erzenin u ngjitën direkt në Superiore, ndërsa Butrinti, Vora, Maliqi dhe Shkumbini zbritën në Kategorinë e Dytë.

* Luzi 2008 dhe Flamurtari u ngjitën direkt në Kategorinë e Parë si kryesues të grupeve A dhe B në Kategorinë e Dytë. Flamurtari u shpall kampion i kësaj kategorie për sezonin 2021-2022.

FINALJA – FAZA “PLAY OFF”

APOLONIA-KORABI (Data dhe stadimi nuk janë caktuar ende nga FSHF)

Më pas, fituesi i finales “play off” të Kategorisë së Parë do të luajë me Egnatian, që u rendit në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.  Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Egnatia Arena”.

VERDIKTET E FAZËS “PLAY OUT”

Turbina dhe Oriku do të luajnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023, ndërsa Pogradeci dhe Devolli do të luajnë në Kategorinë e Dytë.

* NDESHJA SHTESË

Delvina do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë në sezonin 2022-2023, ndërsa Gramozi do të luajë në Kategorinë e Tretë.

* Klosi, Internacionali, Përmeti dhe Këlcyra janë rrëzuar direkt në Kategorinë e Tretë pas përfundimit të kampionatit.

* Klubet që siguruan ngjitjen direkte nga Kategoria e Tretë në të Dytën janë AF Elbasani dhe Valbona e Tropojës.

* Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka përjashtuar për pesë sezone radhazi klubet e Bulqizës, Gramshit dhe Internacionalit për shkak të trukimit të ndeshjeve në javët 20 dhe 21 të kampionatit të Kategorisë së Dytë në Grupin A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"