Nga rrjeta e çarë tek arbitrit që i bien lekët, ja pikantet e duelit Egnatia-Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 20:53

Nga rrjeta e çarë tek arbitrit që i bien lekët, ja pikantet e duelit Egnatia-Erzeni

Në Egnatia-Erzeni nuk munguan detajet pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit. 348568522_1244831969472780_8870910007015860031_n

* Rrjeta e çarë e portës u bë shkak që loja të vonohej me 3 minuta. Ndërhyrja e punonjësve të mirëmbajtjes zgjidhi shpejt defektin.

* Arbitri i katërt, Silvio Dyrmishi, duke vrapuar për të parë trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, i cili ishte jashtë vijës së lejuar në pankinë, i ra nga xhepi një sasi lekësh të holla. Në këtë moment, ish-portieri veteran i Egnatias, Baki Xhelezi, që ishte në tribunën VIP, sinjalizon arbitrin për këtë që ndodhi. Dyrmishi kthehet menjëherë dhe merr lekët e rëna në fushë. Ky gjest shkaktoi jo pak ilaritet në tribunën VIP, ku ndodheshin përfaqësues të dy klubeve.

* Në minutën e 26-të, portieri i Egnatias, Alen Sherri, kërkon të ndërrojë dorashkat, duke mos u ndier mirë me ato që kishte veshur.

* Familjarë të futbollistëve të huaj që luajnë tek Egnatia kanë qenë prezentë në tribunën VIP, ndërsa disa shkallë poshtë tyre janë pozicionuar lojtarë të organikës së rrogozhinasve që nuk e kishin emrin në protokollin e ndeshjes për të qëndruar në pankinë.

* Të gjitha ambientet jashtë stadiumit, nga tarracat e pallateve, ballkonet, penxheret, pemët e larta etj., kanë qenë të mbipopulluara nga prania e tifozëve rrogozhinas, brohorimat e të cilëve, ndonëse në distancë, vinin deri në stadium. Në fund festa ishte e ligjshme, teksa edhe lojtarët përshëndetën nga distanca tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"