Nga paniku tek dy lojtarët që e mbyllën sfidën të fashuar, ja pikantet e derbit të Durrësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 11:31

Nga paniku tek dy lojtarët që e mbyllën sfidën të fashuar, ja pikantet e derbit të Durrësit

Ndeshja mes Teutës dhe Erzenit kishte edhe momentet e saj pikante që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.Collage Maker-24-Apr-2023-11-29-AM-7217

* Momente paniku në stadium në minutën e 35-të pas një përplasjeje mes Peposhit dhe E.Vilës, ku ky i fundit bie në tokë dhe çahet në vetull. Mjekët e të dyja skuadrave vrapojnë në fushë dhe në fund gjithçka shkoi normalisht pasi, lojtari u fashua.

* Në minutën e 49-të ka sërish panik në “Niko Dovana”. Ardit Peposhi gjatë dyluftimit me Grudën çahet në kokë. Shqetësime në stadium, por stafi mjekësor ndërhyn dhe fashon mbrojtësin, i cili vazhdon lojën.

* “O Juxhin, po është i kuq ky mer burr, se ishte lojtari i fundit, jepja çfarë po pret”, i drejtohet Kotobelli arbitrit, por ai është i bindur dhe shpjegon që nuk po shkonte në drejtim të portës.

* Ildi Gruda fiton një penallti në minutën e 94-t dhe të gjithë lojtarët e Teutës drejtohen nga stoli duke thënë: “Profe, ta gjuajë Çyrbja”, pasi lojtari vetëm pak orë më parë u gëzua me një djalë, por për fat të keq penalltia e tij shkoi jashtë.

* Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Teutës përqafuan të gjithë Arbër Çyrbjën: “Hajde Arbër, hajde s’ka gjë, mos u mërzit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"