Nga Origi te Pobega e Ture, “tepricat” e Milanit rëndojnë me 19 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 14:18

Nga Origi te Pobega e Ture, “tepricat” e Milanit rëndojnë me 19 milionë euro

Përveç punës për të forcuar dhe kompletuar skuadrën, e cila do t’i vihet në dispozicion Paulo Fonsekës në funksion të sezonit të ardhshëm, Milani gjithashtu duhet të lirojë skuadrën nga ato “teprica” që pak lidhje kanë me projektin teknik të kuqezinjve dhe që ndër të tjera rëndojnë jo pak edhe në buxhet.

origi

Objektivi i drejtorëve Monkada dhe Furlani do të jetë t’i spostojnë ata diku tjetër në merkaton e ardhshëm të transferimeve, edhe sepse sipas të dhënave të raportuara nga kolegët e “Calcio&Finanza”, do të ishin rreth 19 milionë euro në lojë, më konkretisht 18,943,000.

Shifra të rëndësishme që mund të ndryshojnë përgjithmonë fatin e merkatos së verës, edhe sepse këto janë shifra që rëndojnë mbi arkat, ku Origi rezulton lojtari më i kushtueshëm nga të gjithë. Mes vlerës së 30 qershorit 2024, amortizimit, pagës neto, viteve të kontratës së tij dhe atyre të mbetura (2), në fakt, sulmuesi belg i kushton Milanit 7.5 milionë euro.

Megjithatë, duhet thënë se “Djalli” synon të shesë jo vetëm belgun në merkaton e radhës, por edhe Balo-Turenë dhe Aleksis Salemaekersin, të cilët së bashku peshojnë rreth 2.6 milionë euro në bilanc.

Në listën e tepricave të Milanit, gjithmonë sipas “Calcio&Finanza” përfshihen edhe Pobega, Lazetiç, Pelegrino, Maldini, Kolombo, Romero dhe Vaksezi të ndryshëm, të cilët në total i kushtuan klubit rreth 6.3 milionë euro mes taksave dhe pagave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"