Shqipëri e shkëlqyer, kjo skuadër ka forcë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2023 | 20:20

Shqipëri e shkëlqyer, kjo skuadër ka forcë

Nga NEPTUN BAJKOCollage Maker-11-Sep-2023-08-18-PM-4322

Të fillosh diçka është zotësi, ta përfun dosh atë është fuqi. Kjo është një “sentencë” që duhet t’ia dedikoj trajnerit Silvinjo. Mendoj se ishte një ndeshje nga më të mirat në planin taktik, teknik dhe në mënyrën e lojës të ekipit tonë kombëtar. Skuadra luajti duke pasur në qendër të vëmendjes detyrat e përcaktuara nga trajneri, si individuale, por edhe si skuadër. Ky është një element që tregon rritje të ekipit, disiplinë në zbatimin e detyrave dhe në plan të parë vunë karakterin e dëshirën për ta arritur rezultatin, sesa aftësitë individuale.

SAKTËSIM… Për ata që me të drejtë mund të thonë se edhe këtë herë me një veprim individual u zgjidh (goli i Asanit), duhet të kuptojmë që detajet dhe aftësitë individuale i japin grupit maksimumin për të arritur rezultatet që do. Futbolli është edhe lojë detajesh, nuk diskutohet. Ama këto janë detaje që të ngelin në mendje për një kohë të gjatë. Nëse do ta kishte bërë gol Mesi ose Ronaldo që atë bëri Jasir Asani, do të cilësohej një kryevepër botërore. Goli i Asanit dhe golat e Bajramit e Asllanit në të kaluarën, janë kryevepra të një mjeshtërie të veçantë. Goditje dhe interpretim teknik i një klasi të lartë.

NDRYSHIMET Skuadra, në ndryshim nga ndeshja në Çeki, luajti me kujdes dhe një nga kryesoret ishte loja në bllok e gjithë ekipit dhe asnjëherë nuk u nxituan. Nuk bënë asnjëherë pasime gabim. Kjo ishte shumë e rëndësishme. E dyta, loja mjaft e mirë e repartit të mbrojtjes, por mbi të gjitha e repartit të mbrojtjes, e mbi të gjitha loja shumë e mirë taktike e lojtarëve të mesit të fushës, e në veçanti loja plot rendiment, që unë do ta quaja çelësi i suksesit: ishin padyshim Ramadani dhe Bajrami. E them këtë sepse loja në gjysmëfushën tonë, ku nuk kishin vetëm qëllim të mbulonin hapësirën dhe kundërshtarin, që u krye mjaft mirë, por ata organizonin edhe veprimet sulmuese me rendiment të lartë për të shkuar sa më shpejt në portë. Duhet të kuptojmë se gjithmonë sulmuesit tanë, në veçanti Cikalleshi, ashtu siç bëri Seferi në Çeki, sakrifikojnë dhe luajnë në aspektin mbrojtës në mënyrë të jashtëzakonshme. Ata e ndihmojnë dhe inkurajojnë ekipin, por japin edhe siguri.

A MUND TË PËRMIRËSOHEMI? Mendoj se pjesa më e madhe e lojtarëve kanë arritur një pjekuri të mirë. Njohin shumë mirë lojën e njëritjetrit, por ndoshta duhet të përmirësojmë diçka në përfundimin e aksioneve. Janë në një fazë ende “duke luajtur duke mësuar” në këtë aspekt, por duhet zgjidhur më shpejt kjo gjë. Manovra duhet të jetë më e shpejtë. Jemi disi mangët në këtë pjesë, sepse sulmuesit tanë vetëm mbrojnë. Unë e kuptoj Silvinjon, i cili nuk do që të pësojmë, sepse ndryshe bëhet e vështirë, por diçka mund të rregullohet. E megjithatë, në ndeshje si këto, duhet që të merret rezultati. Por më pëlqeu Daku, sepse atë që nuk bëri në Çeki, e bëri kundër Polonisë. Duhet të rregullojë diçka në aspektin teknik, por gjithsesi një bravo të madhe. Më duket një lojtar “i paturpshëm” në kuptimin e mirë, pra nuk ndikohet nga ndonjë gabim, por bën atë që ka në kokë. Kjo më pëlqen tek ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"