Nga Abakarov te Petrov dhe Dudaev, të huajt që po nderojnë Shqipërinë me medalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 23:08

Nga Abakarov te Petrov dhe Dudaev, të huajt që po nderojnë Shqipërinë me medalje

Në fillim të viteve ’90 Shqipëria pati një eksod edhe për sa u përket kampionëve të sportit, që vijoi edhe në dekadat në vazhdim.

abakarov

Përmendim këtu emra të mëdhenj të peshëngritjes si Pirro Dhima apo Luan Shabani, të cilët bënë historinë për Greqinë, apo deri të mundësi Elis Guri i shpallur kampion bote me Bullgarinë. Por vitet e fundit është Shqipëria ajo që po merr rezultate të mëdha me kampionë të huaj të natyralizuar.

Fillimisht ishte gjimnasti rus Matvei Petrov, i cili regjistroi medalje të arta për Shqipërinë në Kupën e Botës, apo edhe në Europian.

Ndërkohë vetëm disa muaj më parë mundësi çeçen Zelimkhan Abakarov u shpall kampion bote nën flamurin kuqezi, pa harruar medaljen artë në Mesdhetare.

Gjithashtu një tjetër mundës çeçen, Islam Dudaev, fitoi medalje në Europian si përfaqësues i Shqipërisë. Për të mbërritur tashmë te skiatorja Lara Kolturi, e cila mori të artën në Super Gjigant në Kupën e Botës për të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"