Në “sprint” për betejën malteze, plotësohet më në fund Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 15:13

Në “sprint” për betejën malteze, plotësohet më në fund Partizani

Prej pesë ditësh Partizani është pozicionuar në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillon fazën përgatitore në funksion të ndeshjeve të Ligës së Konferencës përballë maltezëve të Marsakslok.

PARTIZANI NE POGRADEC

Dje për herë të parë trajneri Shehi i ka pasur të gjithë lojtarët e kuq në dispozicion, pasi janë kthyer edhe Maget dhe Sembene, të cilët nuk kishin ardhur deri më tani. Ata pritet t’i nënshtrohen një programi stërvitor ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit. Sakaq, normalisht vijojnë përgatitjet edhe Vangjel Zguro dhe Rodrigo Piloto, dy afrimet e kësaj vere deri më tani.

Partizani vijon të jetë në merkato për dy anësorë sulmi, teksa shitjet, që janë një objektiv veror i të kuqve, kanë ngecur dhe zhvillime të reja mund të priten vetëm gjatë ose pas ndeshjeve të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"