Në janar luante në Championship, sot debuton në Europian! Njihuni me historinë e mesfushorit anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 14:12

Në janar luante në Championship, sot debuton në Europian! Njihuni me historinë e mesfushorit anglez

Mesfushori anglez Adam Uarton thotë se përfshirja në skuadrën prej 26 lojtarësh të Anglisë për “Euro 2024” është e pabesueshme dhe një ëndërr e realizuar.Crystal Palace confirm Adam Wharton arrival as midfielder signs for £22.5m from Blackburn on Deadline Day20-vjeçari bëri debutimin e tij si profesionit vetëm në gusht 2022 dhe ishte ende duke luajtur në Championship në janar të këtij viti. Ai bëri një lëvizje prej 18 milionë paundësh te Kristal Palasi nga klubi i Blekbërnit dhe debutoi në Premier Ligë në shkurt. Uarton luajti një rol kyç me “shqiponjat” dhe forma e tij për klubin bëri që ai të përfshihej në skuadrën provizore prej 33 lojtarësh të Sauthgejtit, duke bërë debutimin e tij kundër Bosnjës. Ai ka impresionuar lojtarët dhe stafin në stërvitje dhe tani ka një shans për të luajtur në një turne të madh.

“Është një ndjenjë surreale. Sinqerisht nuk e prisja,” tha ai.

“Është një ëndërr e realizuar. Çdo fëmijë që rritet duke luajtur futboll dëshiron të luajë në Premier Ligë, të luajë për vendin e tij. I kam shijuar vërtet gjashtë muajt e fundit dhe thjesht dua të vazhdoj të luaj, duke u përmirësuar” shtoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"