“Në fushë për të fituar çdo ndeshje”, Ramadani zbërthehet për mediat italiane: Broja ka potencial shkatërrimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 17:39

“Në fushë për të fituar çdo ndeshje”, Ramadani zbërthehet për mediat italiane: Broja ka potencial shkatërrimtar

Ylber Ramadani ka dhënë sot një intervistë për “Sky Sport” italian nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024. Mesfushori luan prej një viti në Serinë A me Leçen dhe është bërë një emër i njohur atje, teksa ai pranon se është krenar që ka kaq shumë lojtarë shqiptarë në futbollin italian.

ramadani

“Në Itali ka shumë shqiptarë, jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Europian. Italia? Ne zbresim në fushë gjithmonë për të fituar. Trajneri Silvinjo ka krijuar një grup të madh, jemi të gjithë shumë të bashkuar. Kemi bërë kualifikuese fantastike, shpresojmë të përsëritemi në Euroipian.

Sfida me Italinë? I njoh shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar rezultatin që dëshirojmë.

E ardhmja? Më mirë të mos flas se përndryshe më telefonon drejtori! (qesh) Jam i përqendruar te Europiani, të shohim më pas në fund të turneut.

A ka kërkuar Broja këshilla për Italinë? Jo, jemi vetëm të përqendruar te Europiani. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në të gjithë skuadrat e botës, ka një potencial shkatërrimtar”, tha Ramadani për “Sky Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"