“Në Europian nderojmë fanellën e Spanjës”, Lamin Jamal: Të krahasojnë me Mesin dhe të hedhin në kosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 13:25

“Në Europian nderojmë fanellën e Spanjës”, Lamin Jamal: Të krahasojnë me Mesin dhe të hedhin në kosh

Lamin Jamal, talenti i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka folur për mënyrën se si lojtarët trajtohen nga mediat.

Lamine-Yamal-Spain-new-kit

“Është e çuditshme sepse një ditë të krahasojnë me Lionel Mesin, ndërsa ditën tjetër të konsiderojnë lojtar të pavlefshëm që duhet të lësh futbollin. Por nuk është kështu. Duhet të ketë pak më shumë ekulibër edhe në deklarata. Por ne që jemi në futboll jemi mësuar me të tilla situata dhe duhet t’i kalojmë. Europiani? Kemi shumë besim sepse skuadra është cilësore dhe me futbollistë të shkëlqyer. E dimë që nuk është aspak e lehtë, por do të shkojmë në Gjermani për të nderuar fanellën”, ka përfunduar Jamal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"