Në Berat “harrojnë” Kupën, stafi ndryshon axhendën. Tomori mendon vetëm për Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2023 | 21:47

Në Berat “harrojnë” Kupën, stafi ndryshon axhendën. Tomori mendon vetëm për Besën

Në Berat “harrojnë” Kupën e Shqipërisë. Kishim menduar që në fundjavë të luanin një miqësore, por plani ndryshoi. E anuluan gjithçka, pasi mësuan që do të luhet turi paraeliminator gjatë mesjavës.

tomori

Për të shmangur mbingarkesën dhe ndonjë dëmtim të mundshëm, stafi teknik ka vendosur që të bëjë një lëvizje në axhendë. Një lloj mundësie për të parë se ku janë aktualisht dhe bërë ndonjë provë me formacionin, do ta kenë pikërisht të mërkurën, kur do të luajnë me Shënkollin. Samuel Solomon mendon se stafi bëri zgjedhjen e duhur për këtë pjesë.

Në një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori thotë: “Stafi teknik ka bërë zgjedhjen e duhur për këtë rast, duke e gjykuar si të panevojshme këtë miqësore. Dihet shumë mirë, se ne po përgatitemi për ndeshjen me Besën, të cilën e kemi konsideruar si një finale. Kështu që na duhet të përgatitemi sa më mirë dhe të mos shpenzojmë energji në një miqësore të panevojshme. Plus që në mesjavë luajmë edhe Kupën”.

EDI SPAHIU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"