Ndeshje kontrolli për Kombëtaren, Silvinjo çon kuqezinjtë në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 22:30

Ndeshje kontrolli për Kombëtaren, Silvinjo çon kuqezinjtë në Elbasan

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje të mirëfilltë kontrolli gjatë ditës së nesërme, një javë para sfidës përballë Moldavisë. Trajneri Silvinjo duket se dëshiron që të shohë thuajse të gjithë lojtarët në fushë, para se të marrë vendimin se cili është formacioni më i mirë i mundshëm për duelin e parë të qershorit në kualifikueset e Europianit.

sILVINJOOO

FSHF bëri të ditur se ndeshja e kontrollit do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 16:00 në ‘Elbasan Arena”. Një orar disi i pazakontë duke llogaritur temperaturat e larta në këtë periudhë dhe faktin që nuk përputhet me sfidën e orën 20:45 në kualifikueset e Europianit. Ndeshja është zhvendosur në Elbasan për faktin se atje Silvinjo mund të jetë më shumë larg syve të mediave dhe të përgatitë “i izoluar” rreshtimin që ka në mendje.

Për testin e nesërm, kuqezinjve do u mungojnë dy lojtarë, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani. I pari nuk është kthyer ende nga Koreja e Jugut ku aktivizohet aktualisht. Ndërsa i dyti, nesër ka një ndeshje më të rëndësishme, pasi Interi i tij përballet me Mançester Sitin në finalen e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"