Ndeshja ndaj Besëlidhjes, mbrojtësi i Apolonisë: Kriza jonë mbaron në Lezhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 11:40

Ndeshja ndaj Besëlidhjes, mbrojtësi i Apolonisë: Kriza jonë mbaron në Lezhë

Apolonia kërkon fitoren e munguar. Në Lezhë shkojnë me mision, vetëm për të gjetur kthesën dhe për t’ju larguar zonës së rënies. Kanë që prej 1 shtatorit që nuk festojnë dhe pikët janë kthyer në gangrenë, e megjithatë Arlind Kurti mendon se të dielën do të marrë fund kjo ecuri negative. Në një deklaratë të dhënë për gazetën, mbrojtësi thotë:

Apolonia

“Po kalojmë një moment të vështirë. Menduam se do të ktheheshim me Apoloninë, por nuk ndodhi kështu. Humbje që dhemb ende, por ndeshja e radhës mund dhe duhet të jetë ilaçi ynë.

Nuk mendoj se rrezikojmë për të rënë një kategori më poshtë. Janë për t’u luajtur edhe 16 ndeshje të tjera deri në fund dhe renditja aktuale është thjesht provizore sepse ne nuk e kemi thënë fjalën e fundit.

Besojmë shumë që do ta kalojmë këtë krizë në Lezhë. Grupi është i plotë dhe gati për fitore. Luajmë pa presion, me besim të plotë dhe këmbëngulje maksimale për të marrë pikët e plota, të cilat janë të arta sado që ne i kemi domosdoshmëri.

Pavarësisht se kalendarin nuk e kemi në favor në këtë fundfaze, Apolonia do të reagojë dhe synojë menjëherë daljen nga zona e rënies”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"