Ndeshja me PSG e fut Ramosin në histori, bashkohet me legjendat e Realit dhe Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 10:04

Ndeshja me PSG e fut Ramosin në histori, bashkohet me legjendat e Realit dhe Barcelonës

Serxho Ramos ishte titullar në ndeshjen që PSG fitoi në transfertë ndaj Troj me rezultatin 1-3 dhe kjo ndeshje e ka futur mbrojtësin spanjoll në histori.

RAMOS

Ramos është futbollisti i gjashtë spanjoll që ka arritur në shifrën e 1000 ndeshjeve. Pikërisht në takimin e fundit në kampionat, mbrojtësi e ka arritur këtë shifër duke e festuar edhe me një fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Në historinë e futbollit spanjoll, këtë shifër e kanë arritur futbollistë si Iniesta, Ksavi, Kasijas, Raul e Zubizareta. Në këtë listë tashmë, hyn edhe Serxho Ramos që ka mundësi të shtojë numrin e ndeshjeve në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"