Ndeshja e fundit me PSG-në, trajneri francez zyrtarizon lamtumirën e Mesit: Kisha nderin që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 14:33

Ndeshja e fundit me PSG-në, trajneri francez zyrtarizon lamtumirën e Mesit: Kisha nderin që…

Leo Mesi nuk do të jetë më një futbollisti i PSG-së dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i kampionëve të Francës, Kristofe Galtie.

mesi

Përpara konferencës për shtyp për ndeshjen me Klermontin në fundjavë, trajneri u shpreh se kjo do të jetë sfida e fundit e Mesit.

“Kisha nderin dhe privilegjin për të qenë trajneri i lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. do të jetë ndeshja e fundit e Mesit në ‘Parc des Princes’ ajo kundër Klermontit”, ishin fjalët e Galtie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"