“Na duheshin pikët dhe jo loja e bukur”, Martini: Do të jetë ndeshje e vështirë me Partizanin, shpresojmë të kapim Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 18:42

“Na duheshin pikët dhe jo loja e bukur”, Martini: Do të jetë ndeshje e vështirë me Partizanin, shpresojmë të kapim Europën

 Teuta ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

bandicam 2023-05-25 18-36-02-687

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe na duheshin pikët me patjetër. Më gëzoi që Egnatia bëri rotacion se kanë ekip shumë të mirë. Goli i shpejtë na ndihmoi që të ktheheshim në mbrojtje pavarësisht se nuk e kërkova, por duhej mbrojtur rezultati pasi na interesonte fitorja dhe jo loja.

Do të jetë e vështirë me Partizanin, kemi fituar 2-0 në Tiranë, na kanë rrahur në Durrës 2-0, ka përgjegjësi shumë të madhe, pasi ata vendosin titullin dhe ne Europën. Por ne do bëjmë punën tonë ashtu si e kemi bërë dhe pavarësisht se është e vështirë shpresojmë të kapim Europën”, tha ai për “Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"