“Mungesa e konkurrencës po largon tifozët nga ky sport”, Luis Hamilton: Dominimi i Red Bullit dëmton Formulën 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 17:16

“Mungesa e konkurrencës po largon tifozët nga ky sport”, Luis Hamilton: Dominimi i Red Bullit dëmton Formulën 1

Luis Hamilton nuk është nga ata që i thonë gjërat sa për të thënë. Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 gjithnjë ka bërë bujë me deklaratat e tij të drejtpërdrejta. GJFKDF

Së fundmi në një intervistë për mediat britanike, fjalët e pilotit tingëllojnë si një alarm i plotë. Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me të tashmen, por edhe me të ardhmen e Formulës 1. Në rrezik, sipas pilotit të Mercedesit, është humbja e tifozëve dhe e popullaritetit të Formulës 1 për shkak të dominimit të Red Bullit, dominim i cili rrezikon të zgjasë për një kohë të gjatë, nëse rivalët kryesorë, nga Ferrari te Mercedes, nuk reagojnë menjëherë.

Kështu edhe një herë, tema është ajo që gjatë viteve të fundit është përpjekur të trajtojë edhe vetë federata, duke modifikuar rregulloren në disa raste pikërisht me synimin për t’i rikthyer Formulës 1 atë spektaklin që vitet e fundit ka humbur disi. Një rrezik që tani, sipas anglezit, duket se do të shfaqet sërish me fuqinë dominuese të skuadrës austriake, që është shumë përpara rivalëve. Këtë gjë e konfirmojë qartë edhe statistikat, ku më domethënësja diferenca me 122 pikë mes skuadrës së Vershtapenit dhe Perezit nga ndjekësi më i afërt, që për momentin është Aston Martin. “Sigurisht që nuk më takon mua të bind spektatorët të shikojnë një sport mbi një tjetër – paralajmëroi Hamilton – por nëse do të më duhej të flisja si tifoz dhe jo si pilot, mund ta kuptoja pse për momentin sporti ynë nuk është aq tërheqës sa ndoshta NBA ose NFL.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të zbutur diferencat, por duket se nuk mjafton kurrë. Red Bulli për momentin duket i pakapshëm dhe Formula 1 rrezikon shumë nga ky dominim”, është shprehur Luis Hamilton. Piloti i Mercedesit në botërorin aktual renditet në vend të katërt, teksa regjistron 56 pikë. Ndonëse jemi në pjesën e parë të kampionatit, dyshja e Red Bullit, Vershtapen-Perez kanë marrë arratinë me holandezin në vend të parë me 119 pikë, ndërsa meksikani renditet i dyti me 105 pikë. Pas tyre qëndron Fernando Alonso në kuotën e 75 pikëve.gfhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"