MUNDJE / Shqipëria e moshave, 7 medalje në kampionatin Mesdhetar dhe Ballkanik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2021 | 19:14

MUNDJE / Shqipëria e moshave, 7 medalje në kampionatin Mesdhetar dhe Ballkanik

Vetëm disa ditë pasi uli siparin kampionatit kombëtar për të rritur, mundja shqiptare iu rikthye garave ndërkombëtare, këtë herë me moshat. Kështu Shqipëria ishte pjesë e kampionatit Mesdhetar dhe Ballkanik për kategoritë U-15, Kadet dhe Junior i zhvilluar më datat 27-31 tetor në Ksanthi të Greqisë.

mundje shqiperia

Kombëtarja jonë u përfaqësua me 13 sportistë, të cilët garuan në stilin greko-roman dhe atë të lirë nën drejtimin e trajnerëve Ermal Kryeziu, Ilir Cani dhe Sinan Trimi. Shqipëria bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë kompeticion, ku arriti të fitojë 7 medalje. Rezultatin më të lartë e arriti Ergi Uku, i cili fitoi medalje ari në stilin greko-roman për peshat 51 kg, duke u shpallur kampion Mesdhetar për Kadet.

mundje

Mikel Troplini fitoi medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik në stilin greko-roman për U-15 në peshën 52 kg. Klevis Preçi (60 kg) koleksionoi medalje argjendi në Ballkanik dhe bronzi në Mesdhetar në stilin e lirë për Kadet. Ardit Zeneli (60 kg) bëri të tijën bronzin në Mesdhetar në stilin greko-roman për Kadet.  ndërsa Klodian Shehu (67 kg) dhe Julian Shehu (72 kg) shkëlqyen me medalje të argjendta në Mesdhetar në stilin e lirë për Junior. Një paraqitje mjaft e mirë e mundësve tanë, që konfirmon se ky sport mbetet premtues për të ardhmen, duke vazhduar traditën e Shqipërisë në mundje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"