MUNDJE/ Kampionati Europian U-17 në Tiranë, mes organizimit perfekt dhe polemikave politike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 16:56

MUNDJE/ Kampionati Europian U-17 në Tiranë, mes organizimit perfekt dhe polemikave politike

Shqipëria priti një tjetër eveniment të rëndësishëm sportiv në rang ndërkombëtar, teksa më datat 12-18 qershor në Tiranë u mbajt Kampionati Europian 2023 për kadet (U17).

WhatsApp Image 2023-06-20 at 18.37.20 (1)

Një aktivitet që solli në vendin tonë sportistët më premtues të mundjes në kontinentin e vjetër, të cilët matën forcat në sallën “Feti Borova” në kryeqytet, duke konkurruar në stilin greko-roman, në atë të lirë, ndërsa si gjithnjë u zhvilluan edhe sfidat për femra. 497 sportistë përfaqësuan 34 shtete, ndërsa për shkak të sanksioneve të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, mundësit nga Rusia dhe Bjellorusia nuk u lejuan të përdornin emrin, flamurin ose himnin e Rusisë dhe të Bjellorusisë. Ata morën pjesë si “Atletë Individualë Neutralë” (AIN). Megjithatë, edhe në këtë mënyrë, lejimi i konkurrimit të tyre nuk kaloi pa polemika.

Në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së këtyre sportistëve, ekipi ukrainas vendosi të tërhiqej nga Europiani. Ishin pikërisht mundësit që garonin me flamurin neutral, ata që fituan më shumë mundje në këtë kompeticion. 9 medalje ari, 9 argjendi dhe 14 bronzi për këta sportistë, të cilët gjithsesi nuk u përshinë në renditjen ekipore. Në stilin e lirë për ekipe kampione u shpall Armenia, e cila regjistroi 169 pikë.

Në stilin e lirë vendi i parë i takoi Gjeorgjisë me 185 pikë, ndërsa në radhët e vajzave kampione u shpall Turqia me 106 pikë të grumbulluara. Për sa i përket Shqipërisë, kombëtarja kuqezi u përfaqësua me 16 sportistë, por pa mundur që të futet në zonën e medaljeve, ndërsa vendi ynë mund t’i gëzohet një organizimi mjaft të mirë të aktivitetit, duke marrë edhe përgëzimet e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes.

e92c90b0-1ebb-4665-b3cf-5bd39358d550 04ebca44-ad7e-47a1-8fcf-c0ef65d56ea2 892dd37c-584f-4522-bca3-ed80da861311

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"