Mundje/ Kampionati Europian, Shqipëria me gjashtë sportistë në Zagreb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 22:00

Mundje/ Kampionati Europian, Shqipëria me gjashtë sportistë në Zagreb

Shqiptaria e mundjes është gati për Kampionatin Europian, event që do të nisë sot në Zagreb të Kroacisë dhe do të vijojë deri më datë 23 prill. Collage Maker-17-Apr-2023-09-33-PM-7524

Kombëtarja kuqezi në këtë aktivitet të rëndësishëm, që është gjithashtu kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, do të përfaqësohet me gjashtë sportistë, gjashtë djem dhe një vajzë. Pritshmëritë më të mëdha sigurisht që janë në stilin e lirë, aty ku do të konkurrojë kampioni i botës, Zelimkhan Abakarov, por edhe medalisti europian i viti të kaluar, Islam Dudaev.

Gjithashtu edhe Paris Karepi, një prej mundësi më të mirë të vendit. Sportistë e stilit të lirë do të drejtohen nga trajneri Leonard Çakmashi. Ndërkohë për sa i përket stilit greko-roman, përfaqësuesja shqiptare përbëhet nga Bajram Sina dhe Kevin Kupi, me trajner Oltian Karajn. Albina Drazhi do të mbrojë ngjyrat kuqezi në garat e stilit të lirë për femra, nën drejtimin e trajnerit Ermal Kryeziu.812

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"