Mundja në zi, ndahet nga jeta Tahsim Bixhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 18:02

Mundja në zi, ndahet nga jeta Tahsim Bixhi

Mundja shqiptare ka humbur një prej personaliteteve dhe figurave më të shquara, Tahsim Bixhin, i cili është ndarë nga jeta në moshën 76- vjeçare.

tahsim bixhi

Një lajm i hidhur, të cilin e ka njoftuar Federata Shqiptare e Mundjes me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Të nderuar dashamirës të sportit të mundjes. Sot më datë 22.08.2022 ka ndërruar jetë në Itali në moshën 76-vjeçare Tahsim Bixhi. Mundës, arbitër për shumë vite, ‘Mjeshter Sporti’, ‘Nderi i mundjes Shqiptare’ dhe ‘Nderi i KS Tirana’. Bixhi gjithashtu ka dhënë kontributin e tij për disa vite edhe si Kryetar i Kolegjiumit të Arbitrave. FSHM i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"