Mundja mban kampionatet e moshave, shpallen kampionët e vegjël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 23:16

Mundja mban kampionatet e moshave, shpallen kampionët e vegjël

Mundja shqiptare vijon serinë e aktiviteteve në kuadër të kalendarit për vitin 2022. Këtë herë ishte radha për kampionatet kombëtaretë moshave, të cilat u zhvilluan në datat 27-28 maj në qytetin eLezhës. Palestra e mundjes “Pëllumb Gila” u kthye në arenën kumatën forcat grupmoshat U-15 dhe U-17.

Mundje

Rreth 130 mundës përfaqësuan klubet e Tiranës, Teutës, Kukësit, Vllaznisë, Flamurtarit,Çika Wrestling, Partizanit, Studentit, Gollobordës etj. Kështu, nëkëtë aktivitet u shpallën kampionët e shkollorëve dhe paratërinjve,të cilët u ndeshën mes tyre në të gjitha kategoritë e peshave. Nëgara pati rivalitet dhe ndeshje të bukura nga të vegjlit e mundjes,të cilët me një pasion të madh për këtë sport treguan shpirt të lartëgare dhe rivaliteti.

Nuk munguan as duelet në radhët e vajzave.Gjatë ceremonisë së aktivitetit, presidenti i Federatës Shqiptare tëMundjes, Sahit Prizreni, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, sportistët, trajnerët, gjyqtarët dhe dashamirësit e sportit tëmundjes. Gjatë ceremonisë u nderuan shumë ish-mundës, veteranëdhe dashamirës të këtij sporti. Në stilin greko-roman për moshat U15 sportisti më i mirë u shpall Oliver Cengu i Kukësit, skuadër qëtriumfoi edhe në rang ekipor për këtë grupmoshë.

Ndërsa për U-17ishte Mikel Troplini i Tiranës, mundësi më i mirë i kompeticionit nëkëtë stil, me skuadrën bardheblu që u shpall kampione në rangekipor. Për sa i përket stilit të lirë, për U-15 sportisti më i mirë ushpall Ajndi Kryeziu i Tiranës, gjithashtu skuadra kryeqytetase fitoinë rang ekipor.

REZULTATET

Për U-17 mundësi më i mirë u zgjodh Ylli Xhani iTeutës, me durrsakët që fituan në edhe nivel ekipor. Ndërkohë, përfemra u shpallën kampione Celestina Gjuraj për U-15 dhe Esmeralda Nela për U-17, të dyja sportiste të Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"