Mposhti Novak Xhokoviçin në gjysmëfinalen e Australian Open, reagon tenisti 22-vjeçar: Ja si e munda serbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 14:35

Mposhti Novak Xhokoviçin në gjysmëfinalen e Australian Open, reagon tenisti 22-vjeçar: Ja si e munda serbin

Xhanik Siner mposhti Novak Xhokoviçin në gjysmëfinalen e Australian Open dhe të dielën do të luajë për të fituar titullin e parë Grand Slam në karrierë. 

jannik-sinner_12296221190x786

“Ishte një ndeshje e vështirë, e ndjeva që ai nuk ishte mirë dhe vazhdova të shtyja. E kisha mundësinë ta mbyllja edhe në setin e tretë. Këtu atmosfera është e mrekullueshme. E prisja shumë këtë ndeshje, ai është një lojtar nga i cili mund të mësosh. Humba në Wimbledon në gjysmëfinale përballë Xhokovicit dhe mësova shumë”.

E ke mundur në tre nga katër ndeshjet e fundit, si ja bën kaq të vështirë atij?

“Pyeteni atë. Jemi të ngjashëm, ai ka një shërbim të mrekullueshëm. Thjesht mundohem të shtyj shumë dhe ta bëj të lëviz në fushë. Shpresoj që të ndeshemi sërish. Është një kënaqësi të jem këtu”.

Je përballur me serbin në vitin 2021, në atë kohë ish-trajneri juaj mori disa këshilla nga ai dhe mbi atë që mund të përmirësonte në lojën tuaj? Çfarë i ka thënë Xhokoviç në 2021?

“Kjo është një histori e vërtetë, ishte një ndeshje në Monako. Isha ende i ri dhe u munduam të mësonim nga lojtari më i mirë. Më tha të lëvizja më shumë topin dhe të mos isha i parashikueshëm. Kam përmirësuar shërbimin, por mund të pëmrirësohem edhe më tej, e ndjej këtë”.

Finalja e parë e Grand Slam?

“Nuk di çfarë të them, u mundova të vija këtu i përgatitur. Kisha besim nga viti i kaluar, e dija se mund të luaja përballë të mëdhenjve. Të shohim si do të shkoj finalja, do ta marr me buzëqeshje, do të jap më të mirën dhe të shohim si do të shkojë”.

Medvedev-Zverev?

“Do ta shoh, edhe sepse jam një fans i tenisit. Jam i relaksuar, ata janë lojtarë të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e bukur”, u shpreh Siner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"