Moviola Erzeni-Skënderbeu/ Saktë tre 11-metërsha, por ka dyshime për një tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 22:33

Moviola Erzeni-Skënderbeu/ Saktë tre 11-metërsha, por ka dyshime për një tjetër

Diçka e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes ErzeniSkënderbeu, ku gjithsej u goditën katër penallti. Sa u përket rasteve për moviolë, do ta nisim me penalltinë e parë të akorduar për korçarët.

bandicam 2023-09-27 16-25-34-278

20’ Rashica kalon Atandën dhe nga mbrapa mbrojtësi pengon te këmbët sulmuesin bardhekuq. Sipas pamjeve, vendimi është i drejtë dhe kryesori konsultohet edhe me sistemin VAR.

25’ Nikaj merr një ndërhyrje në zonë nga Sadiki, i cili duket qartë që është një kohë vonesë. Madje, mbrojtësi është i vetëdijshëm për faullin dhe nuk proteston te kryesori.

28’ Liço godet penalltinë dhe topi përplaset në shtyllë dhe shkon te Atanda, që e largon. Mbrojtësi ishte futur në zonë para se Liço të godiste dhe pas konsultimit me VAR-in, penalltia kthehet sërish.

58’ Prençi largon një top nga zona që shkon te mbrojtësi Ramos, i cili dyshohet se e prek me dorë, por nga pamjet nuk duket qartë.

90+5’ Shaqe ndërhyn nga mbrapa, duke shtyrë Zekën që rrëzohet në zonë. Ka penallti dhe vendim i drejtë nga gjyqtari Beqiraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"