Moviola e Partizani-Teuta/ Sfidë pa tension, por mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:55

Moviola e Partizani-Teuta/ Sfidë pa tension, por mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Teutës u gjykua nga arbitri Olsion Yzeiraj, i cili nuk pati shumë punë, por në një moment bashkë me VAR-in është nxituar.

teuta partizani

42’ Jazxhi ndërhyn ndaj Mbasë në mesfushë duke e ndalur me një kapje në fanellë. Gjyqtari Yzeiraj akordon vetëm faull, por në këtë moment duhej dhënë karton i verdhë, pasi mbrojtësi i Teutës ndalon një aksion të shpejtë dhe të rrezikshëm të Partizanit.

83’ Demirçani mësyn në zonë me topin në zotërim dhe Sembene e ndjek nga pas dhe në përpjekje për ta ndaluar senegalezi i jep kundërshtarit një goditje me gju në pjesën e kofshës, që i humbet ekuilibrin. Ky moment u pa edhe nga Xhaja në VAR dhe më pas u vazhdua loja, por pamjet tregojnë se arbitrat janë nxituar. Të paktën Yzeiraj do të duhej të shkonte ta shihte vetë rastin në ekran për të marrë një vendim. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"