Moviola e Erzeni-Dinamo/ Katër raste të dyshimta, por arbitri ishte i saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 21:26

Moviola e Erzeni-Dinamo/ Katër raste të dyshimta, por arbitri ishte i saktë

FSHF kishte caktuar Kreshnik Bajramajn për të gjykuar ndeshjen Erzeni-Dinamo, ndërsa në VAR ishin Emanuela Rusta dhe Enea Jorgji. Arbitrimi ishte i mirë, ndërsa pati tri raste për moviolë, nga ku u akordua edhe një penallti në favor të shijakasve në minutën e 76-të. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme në ndeshjen e djeshme në Rrogozhinë, ku si pritëse ishte skuadra shijakase.

dinamo erzeni

8’ Kapiteni i Erzenit, Ardit Peposhi, rrëzohet në zonë pas duelit me Albion Markun. Loja vijon, pasi për arbitrin nuk kemi të bëjmë me një rast në limtin e penalltisë, por një duel normal për topin në zonë. Edhe VAR nuk ndërhyn.

45+5’ Denison harkon në zonë nga kornia, ndërsa sulmuesi Kaçori rrëzohet në përpjekje për të kapur topin. Dinamo kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri Barjamaj, që vijon lojën. Kontakti mes Kaçorrit dhe Sadikit nuk ishte në ekstremet e 11-metërshit.

55’ Portieri Hasanbelli devijon një top dhe më pas rrëzohet, ndërsa afër tij është Kaçorri dhe Atanda. Në vijim Zabërgja i Dinamos e dërgon topin në rrjetë. Te Erzeni kanë pretendime për faull të Kaçorrit ndaj portierit, por pamjet filmike tregojnë se Hasanbelli është përplasur me Atandën dhe arbitrat kanë vepruar drejt, duke e konsideruar të rregullt golin. Edhe VAR e konfirmoi.

76’-77’ Rexhepi e tepron me mbajtjen e topit dhe kërkon të driblojë Zekën afër portës, por ky i fundit ia rrëmben “sferën” dhe më pas portieri e mban nga fanella. Sulmuesi i Erzenit rrëzohet menjëherë në zonë sapo Rexhepi vendos dorën në fanellë. Arbitri Barjamaj akordon penallti për shijakasit. Vendim i drejtë i kryesorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"