Moviola e Dinamo-Partizani/ Kreshnik Cjapin dhe asistentët i shpëton VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 13:10

Moviola e Dinamo-Partizani/ Kreshnik Cjapin dhe asistentët i shpëton VAR-i (VIDEO)

Ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit, e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” me blutë si vendës, u gjykua nga kryesori Kreshnik Cjapi. Kjo ndeshje kishte dy raste të dyshimta, të zgjidhura korrekt nga VAR-i, ku ishin Kreshnik Barjamaj dhe Mario Shazivari.

ERYY

21′ Cara shënon golin e dytë për Partizanin, por në nisje të aksionit Mba gjatë rikuperimit të topi, hap krahun dhe godet në fytyrë Zabërgjën. Cjapi e konsideron gjithçka të rregullt, por më pas thirret nga VAR-i dhe pasi sheh pamjet, e anulon golin. Lojtarët e Dinamos kërkojnë edhe karton për Mba, por pamjet nuk tregojnë për një ndërhyrje të qëllimshme dhe me aq intensitet sa për të marrë një vendim të tillë.  (VIDEO)

87′ Zabërgja shmang me një lëvizje elegante Mikuliç dhe vertikalizon për Qefalijën. Ky i fundit e kthen në qendër të zonës, aty ku Lorenco Vila tund rrjetën. Anësori e anulon menjëherë për pozicion jashtë lojë të Qefalijës, me Vilën, që heq fanellën dhe merr të verdhin e dytë, duke u përjashtuar. VAR-i ndërhyn dhe anulon vendimin e anësorit, pasi pozicioni ishte dukshëm i rregullt.  (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"