Motra e Nejmar i premton tifozit: Do të provoj fort, do ta bind të vijë te skuadra juaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 14:52

Motra e Nejmar i premton tifozit: Do të provoj fort, do ta bind të vijë te skuadra juaj

E ardhmja e Nejmar është mes Parisit dhe Mançesterit. “Djajtë e kuq” duan të kenë shërbimet e brazilianit dhe momenti jo i mirë që po kalon në Francë, mund ta bëjë më të lehtë transferimin e tij në Angli.

NEJMAR

Megjithatë, të shumtë janë tifozët që duan ta shohin Nejmarin që të rikthehet në Brazil. Madje, tifozët e Botafogos kanë nisur nga puna për ta marrë te skuadra e tyre. Në një intervistë për mediat braziliane, motra e futbollistit Rafaela u shpreh se është pyetur shpesh herë nga tifozët dhe iu ka premtuar se do të flasë me të për ta bindur.

“Unë kam lindur në Santos, por unë mbështes Botafogon sepse shoku im i ngushtë ishte një tifoz i madh. Kur isha i vogël më dha fanellën me autograf të Sedorf nga Botafogo. Nejmar? Mirë, mund të flas me qetësi dhe të përpiqem ta bind. Unë premtoj se do të flas dhe do ta bëj këtë bisedë me të. Mendon se kam forcë ta bëj? Të shohim, do ta provoj fort që ta bind”, tha Rafaela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"