MOTO GP/ Rins triumfon në Australi, Banjaja bëhet lider i Botërorit pas përplasjes së Kuartararos (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2022 | 13:56

MOTO GP/ Rins triumfon në Australi, Banjaja bëhet lider i Botërorit pas përplasjes së Kuartararos (VIDEO)

Aleks Rins ishte triumfuesi i Çmimit të Madh të Australisë, me Mark Markez që përfundoi në vendin e dytë dhe Françesko Banjajan në vendin e tretë.

banjaja rins markez

Ky i fundit tashmë është bërë lideri i Botërorit, duke parakaluar Fabio Kuartararon në renditje dhe duke shkuar në 14 pikë distancë.

Francezi bëri një gabim të pafalshëm, duke u rrëzuar dhe duke dalë pa pikë nga kjo garë, që mund të ndikojë vërtet shumë në Botëror, me vetëm dy gara të mbetura.


View this post on Instagram

A post shared by MotoGP™ (@motogp)

Nga ana tjetër, shpresat për Aleiks Espargaro, i cili tashmë shkon në 27 pikë distancë nga vendi i parë në renditje, me garën që duket se do të luhet vetëm mes Banjajas dhe Kuartararos.

111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"