MOTO GP/ Momenti i vështirë i Mark Markezit: S’mund të luftoj, edhe pse jam luftëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2023 | 13:50

MOTO GP/ Momenti i vështirë i Mark Markezit: S’mund të luftoj, edhe pse jam luftëtar

Mark Markez nuk po arrin të ngrejë kokën. Pas pesë rrëzimeve në Sashsenring, piloti i Hondës kishte premtuar që nuk do të sforcohej në Asen, pasi gjendje fizike nuk ia lejonte diçka të tillë, duke qenë se vinte një frakturë në gisht, me kavilje të fryrë dhe mbi të gjitha me një brinjë të thyer.93-marc-marquez_lgz1276-2_0.middle

Spanjolli drejtoi ngadalë në garën Sprint, duke u renditur në vend të 17-të, i nisur nga i njëjti pozicion, për të shënuar rezultatin e tij më të keq në karrierë në një event të Moto GP-së. Por më e keqja ende nuk kishte ardhur, pasi Markez kaloi një datë të tmerrshme, pasi fraktura i kishte lëvizur dhe e kishte të vështirë të merre frymë.

Tetë herë kampioni i botës iu drejtua doktorëve, duke u thënë se nuk mund të garonte në garën e madhe të së dielës, gjë të cilën e konfirmuan edhe vetë mjekët, duke deklaruar se ishte e pamundur që të zbritej në pistë në atë situatë, ndërsa gjëja e mirë ishte që këto probleme fizike nuk kërkonin ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm pushim. Por është fakt se që prej dëmtimit në krahun e djathtë të pësuar në Herez në vitin 2020, Markez ka humbur 32 nga 62 garat e mundshme në Moto GP, pra nuk ka marrë pjesë në 51,61% të garave. Ndërsa në vitin 2023 ka munguar në 5 nga 8 garat e zhvilluara. 30-vjeçari u pa i shkatërruar edhe psikologjiksht në Holandë.

“Tani është momenti për të reflektuar. Më duhet të ndryshoj mënyrën time të përballuarit të garave, pasi nuk jemi më në gjendje për të luftuar për fitore. Projekti nuk është për të qenë në krye, madje as për në “top-10”. Nuk mund të luftoj kundër botës edhe pse jam një luftëtar”, ka pranuar vetë Markez, duke folur për situatën e vështirë, të cilën e ka quajt si “momentin më të keq të karrierës”, pas dëmtimit kur theu krahun. Në të tilla kushte rrjedhimisht janë shtuar edhe zërat për një largim nga Honda, duke parë nivelin aspak konkurrues të motorit. “Do të kthehem me impenjimin e përhershëm, por tani jam në një pikë shumë të ulët dhe nuk mund të mendoj për të ardhmen”, ka theksuar Markez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"