MOTO GP/ Gara në Misano, triumfon Martini i Dukatit. Banjaja e mbyll në vendin e 3-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2023 | 17:17

MOTO GP/ Gara në Misano, triumfon Martini i Dukatit. Banjaja e mbyll në vendin e 3-të

Horge Martin i Dukatit ka fituar garën në Misano në Moto GP, duke lënë pas Bezekin dhe Banjajën.

Capture

Piloti spanjoll i Dukati Pramac dominoi që në kthesën e parë të garës në San Marino, duke treguar se është ai një rival i fortë për titullin në këtë edicion. Pas krahëve të tij Bezeki, por edhe Banjaja i cili plotësoi podiumin, vetëm një javë pas aksidentit të frikshëm ku një motor i kaloi mbi këmbë. Pas krahëve të tyre, në luftë për podiumin deri në fund ishte 37- vjeçari Dani Pedrosa, i cili është kolaudatori i luksit i skuadrës Ktm dhe u dha më të rinjve një leksion të mirëfilltë në pistën e shpejtë në San Marino.

Banjaja vazhdon të mbetet lider i Botërorit, por tashmë diferenca e tij me Martin është ngushtuar në 35 pikë, që bën të mundur një garë të hapur në fundin e sezonit në luftën për titullin kampion.

165PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"