MOTO GP/ Frakturë në këmbë, Banjaja alarmon Dukatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 15:00

MOTO GP/ Frakturë në këmbë, Banjaja alarmon Dukatin

 Përveçse doli pa pikë për shkak të rrëzimit, Çmimi i Madh i Francës në Moto GP për Françesko Banjajën është mbyllur edhe me një dëmtim.

BANJAJA

Këtë e ka zbuluar vetë piloti i Dukatit, i cili ka folur për problemin fizik pas garës në Lë Mansh.“Kur u ktheva nga Lë Manshi, vazhdova të ndieja dhimbje në kaviljen e djathtë. Kështu vendosa t’i nënshtrohem testeve të mëtejshme klinike në qendrën mjekësore Mizano, ku u diagnostikova me një frakturë të pjesshme të kockës astragalus.

Megjithatë, kjo nuk do të më pengojë për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Italisë”, ka deklaruar kampioni në fuqi i botës. Fatmirësisht për Banjajën gara e radhës nuk është në rrezik, falë pauzës njëmujore, me motorët që do të rikthehen në pistë më 11 qershor në Muxhelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"