MOTO GP/ Dominimi i Dukatit, Lorenco: E dija që do të ndodhte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 16:03

MOTO GP/ Dominimi i Dukatit, Lorenco: E dija që do të ndodhte

Në dy sezonet e fundit në Moto GP Dukati është konfirmuar si motori më i mirë, duke triumfuar në kampionatin e pilotëve me Françesko Banjajën, gjithashtu dhe kampionatin e konstruktorëve. Askush nuk ka qenë në gjendje të rivalizojë me ekipin Borgo Panigale, i cili ka dominuar në çdo aspekt ndaj kundërshtarëve, me diferencë të madhe nga prodhuesit japonezë Yamaha dhe Honda.

LORENCO

Këto paraqitje nga Dukati i kishte parashikuar tashmë një ish i madh si Horge Lorenzo, i cili vendosi të përqafonte projektin e ekipit italian pikërisht sepse besonte shumë te rritja e kësaj skuadre. Tre herë kampioni i botës në Moto GP, Horge Lorenzo, gjatë një interviste të dhënë për mikrofonat e “Dazn Espana”, iu rikthye të flasë për të kaluarën e tij me Dukatin:

“Vendosa të largohesha nga Honda, sepse kisha nevojë për stimuj të rinj, për të punuar me njerëz të rinj dhe me një motor ndryshe. Zgjodha Dukatin, sepse e dija që herët a vonë ky motor do të ishte më i miri nga të gjithë. Fatkeqësisht për mua kjo ndodhi shumë vonë. Nëse do të kisha fituar garën e Muxhelos, do të kishte ndryshuar historia ime me Dukatin”, deklaroi ndër të tjera spanjolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"