Postuar: Qershor 25, 2023 | 18:19
Moto GP/ Çmimi i madh i Holandës, triumfon Banjaja. Ja si u renditën pilotët e tjerë
Françesko Banjaja ka triumfuar në Çmimin e madh të Holandës në MotoGP, duke rritur kështu epërsinë e tij në kampionat ndaj ndjekësve.
Në këto kushte, piloti italian i Dukatit, Banjaja ka 35 pikë epërsi ndaj Horge Martin në pushimin veror, me rinisjen e garave që është programuar për në fillim të gushtit në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone.
Pas këtij suksesi, ai tha: “Është fantastike! Nuk ishte e lehtë, ata po shtynin shumë prapa”.
Në vendin e dytë u pozicionua piloti italian i Dukatit, Marko Bezekii. Top-3 u përmbyll nga Aleiks Espargaro me Aprilas.
Vendi i katërt i takon Binder dhe i pesti shkoi për Martin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"