MOTO GP/ Botërori 2023, anulohet Çmimi i Madh i Kazakistanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 17:33

MOTO GP/ Botërori 2023, anulohet Çmimi i Madh i Kazakistanit

Nuk ka paqe për cirkuitet e reja që përpiqen të hyjnë në kalendarin e Moto GP-së.

motogp-proiezione-kazakhstan-sokol

Pas garës së Finlandës, që pritej prej disa sezonesh, por që nuk u planifikuar për vitin 2023, është anuluar edhe Çmimi i Madh i Kazakistanit. Gara e planifikuar fillimisht për në korrik në Pistën Ndërkombëtare të Sokolit, nuk do të zhvillohet, siç bëjnë të ditur përmes një komunikate Fim, Irta dhe Dorna Sports.

“Operacionet e homologimit që po zhvillohen aktualisht në cirkuit – shpjegohet – të cilave u shtohen sfidat që rrjedhin nga konteksti ndërkombëtar, kanë çuar në anulimin e eventit të planifikuar për vitin 2023”. “Moto GP mezi pret të vizitojë Pistën Ndërkombëtare të Sokolit në vitin 2024 dhe të mirëpresë një zonë të re në kalendar. Ngjarja e 2023-shit nuk do të zëvendësohet”, shkruhet në njoftimi zyrtar të organizatorëve.

Kështu sezoni 2023 do të zhvillohet me njëzet gara dhe me po aq gara sprint.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"