MOTO GP/ “Bomba” e Horge Lorencos: Markez, te Dukati në vitin 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 11:33

MOTO GP/ “Bomba” e Horge Lorencos: Markez, te Dukati në vitin 2025

Ish-kampioni i botës në Moto GP, Horge Lorenco, ka lëshuar “bombën”. marc-marquez-jorge-lorenzo-655x368

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “moto.it”, Lorenco ka folur për bashkëkombësin e tij, Mark Markez, duke deklaruar se ky i fundit do t’i bashkohet Dukatit në vitin 2025, duke zbuluar kështu një prej transf erimeve më të bujshme në historinë e botës së motorëve.

I pyetur për të ardhmen e Markezit dhe mbi të gjitha për lamtumirën e tij të mundshme nga Honda, Lorenco nuk ka dyshime: “Markez do të largohet nga ekipi në 100%. Ku? Për të kaluar te Dukati”, shpjegon ishpiloti, i cili më tej shton: “Do të transferohet me një ofertë më të ulët ekonomike, që nuk do ta kënaqë, por do ta pranojë.

Transferimi do të bëhet në vitin 2025 dhe për momentin është e vështirë të thuhet nëse fillimisht do të jetë ekipi zyrtar apo ai satelitor. Ai do të jetë 32 vjeç në atë kohë dhe do të ketë shumë pilotë më të rinj që po ecin fort. Por pa dyshim që po flasim për një emër si Mark Markezi”, deklaroi Horge Lorenco në prononcimin e tij të bujshëm për të ardhmen e tetë herë kampionit të botës.

Ndërkohë, ky lajmi mbërriti menjëherë në skuderinë e Dukatit, nga ku, pak më vonë, erdhi përgjigja nga drejtori i përgjithshëm, Luixhi Dal’Inja, i cili momentalisht përgënjeshtroi: “Jemi të kënaqur me pilotët që kemi për momentin”, saktësoi menaxheri italian, i cili më tej vijoi: “Një prej tyre, Enea Bastianinin, nuk kemi mundur ta nxjerrim në pah ende për shkak të dëmtimit, por shpresojmë që ta shohim sërish në formë në Muxhelo.

Ndërsa tjetri, është Peko Banjaja, që vitin e kaluar bëri gjëra stratosferike me motorin tonë. Ai bëri gjëra që vetëm një kampion i madh mund t’i bëjë. Prandaj, nga tani deri në vitin 2024, ka ende shumë ujë që duhet të kalojë nën urë. Për më tepër, nuk mendoj se Markez do të pranonte të shkonte në një ekip jozyrtar. Është një yll dhe yjet duan të trajtohen si të tillë”, deklaroi Luixhi Dal’Inja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"