MOTO GP/ Banjaja triumfon dhe në Malajzi, titulli Kampion Bote do të vendoset në garën e fundit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 10:44

MOTO GP/ Banjaja triumfon dhe në Malajzi, titulli Kampion Bote do të vendoset në garën e fundit të sezonit

Moto GP ka dhuruar një spektakël jashtëzakonisht të madh këtë sezon dhe tashmë po shkon drejt garës së fundit. Gjithsesi llogaritë për titullin Kampion Bote nuk kanë mbaruar akoma dhe çdo gjë do të vendoset në Valencia.

banjaja kuartararo

Françesko Banjaja arriti një fitore fantastike në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke u afruar akoma dhe më shumë me titullin.

Gjithsesi rivali i tij kryesor, Fabio Kuartararo arriti vendin e tretë, kështu që në Valencia do të vendoset çdo gji midis tyre.

Italiani i Dukatit ka kryesimin e kampionatit me 258 pikë, teksa francezi ndodhet në vendin e dytë me 235 pikë. Nga ana tjetër, Aleiks Espargaro e ka humbur matematikisht mundësinë për t’u shpallur kampion bote.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"